French Open me vetëm 5000 tifozë në ditë

French Open do të vazhdojë të pranojë tifozë në sasi të limituar.

Sport

17/09/2020 23:51

Një nga turnetë më interesant në botën e tenisit do të zhvillohet me prani të tifozëve, por vetëm në numër të caktuar.

Si pasojë e problemeve me koronavirusin, organizatorët e French Open kanë vendosur që të lejojnë vetëm nga 5 mijë tifozë të pranishëm, përcjell lajmi.net.

Në fillim planifikohej që të shkohej me nga 11,500 tifozë, por ky plan ka hasur në komplikime.

Kështu, French Open do të ketë vetëm nga 5000 tifozë të pranishëm. /Lajmi.net/