Fred është i vendosur që të ndihmojë Manchester United drejt një triumfi në Kupën FA.

Në kampanjën e tij debutuese, braziliani dëshiron që të sjellë një trofe në ‘Old Trafford’.

Sport

15/03/2019 17:04

Ai ka thënë se skuadra e Manchester United jeton për të fituar trofe, dhe ai do të jap maksimumin për të vazhduar këtë traditë.

“Kjo skuadër jeton për të fituar trofe, është skuadër e madhe. Aty kemi kupën FA, dhe jemi akoma në garë për Ligën e Kampionëve” ka thënë Fred, transmeton lajmi.net.

“Ne do të bëjmë më të mirën që të sjellim në shtëpi kupën. Mund ta bëjmë atë. Kemi shansin real” ka thënë tutje braziliani.

“Duhet të japim maksimumin në garat e kupës. Është shumë e rëndësishme” ka thënë ndër të tjerash ai.

Manchester Untied nënshkroi me reprezentuesin brazilian gjatë verës së vitit 2018, dhe ai fillimisht pati ngecje me formën e tij, por së fundmi po aktivizohet nga Ole Gunnar Solskjaer.  /Lajmi.net/