Frashër Krasniqi ka disa fjalë për ish-bashkëpartiakun pas takimit me Gjuriqin

Ish- deputeti i Vetëvendosjes Frashër Krasniqi, ka komentuar takimin e mbrëmshëm të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Xhelal Sveçla, me drejtorin e Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Lajme

08/12/2019 17:11

Krasniqi me këtë rast ka thënë se kushdo tjetër jashtë VV-së po të takohej me Gjuriqin, do të shpallej tradhëtar.

“Ashtu qysh sot po e arsyetojnë takimin nëpër kafe me Gjuriqin – i cili po të ndodhte me këdo jashtë VV-së do të cilësohej si tradhëti kombëtare e shitje e Kosovës, ashtu nesër do ta arsyetojnë ri-kapjen e shtetit, keq-qeverisjen dhe autoritarizmin e tyre”.

Ish-anëtari i VV-së thotë se me foton e mbrëmshme po demaskohet morali i dyfishtë i Vetëvendosjes që kanë shpallur njerëzit tradhtarë për sjellje të njëjta.

“Sepse ky është morali hipokrit popullist: çkado që bëjnë ata është në “interes të popullit”, çkado që bëjnë të tjerët është “tradhëti ndaj popullit”. E mira këtu është që demaskimi i këtyre hipokritëve po ndodh më shpejt se ç’e prisnim ?”, ka shkruar Frashër Krasniqi.