Frankfurt merr tri pikë të mundimshme ndaj Wolfsburg

Eintracht Frankfurt ka marrë tri pikë të rëndësishme kundër Wolfsburg.

Sport

30/05/2020 17:24

Në një udhëtim që pritej të ishte shumë i vështirë për Frankfurt, ata arritën të marrin tri pikë, duke fituar me rezultatin 1:2, shkruan lajmi.net.

Golin e parë të këtij takimi e shënoi Andre Silva, në minutën e 27’, nga pika e bardhë e penalltisë.

Kundërpërgjigja e Wolfsburg erdhi tek në minutën e 58’, kur Kevin Mbabu realizoi për 1:1, pas asistimit të Arnold.

Kur dukej se gjithçka po përfundonte në barazim, ishte Kamada që doli në skenë dhe shënoi për 1:2, në minutën e 85’.

Me këtë fitore, Frankfurt ka 32 pikë dhe shkëputet paksa nga zona e rrezikut, kurse Wolfsburg mbetet në pozitën e gjashtë me 42 pikë. /Lajmi.net/