Franck Kessie afër transferimit te Barcelona

Barcelona ka arritur marrëveshje me fjalë me mesfushorin qendror të Milanit, Kessie, por mbetet të arrihet marrëveshja me shkrim.

Sport

18/03/2022 09:04

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano Barcelona është duke përgatitur kontratën dhe dokumentet e nevojshme për transferimin e Franck Kessie.

Sipas tij ende nuk është nënshkruar asgjë, por kanë një marrëveshje me fjalë, lojtari me ekipin.

Paga e tij te Barcelona pritet të jetë 6.5 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Ishte pikërisht trajneri i Barçes, Xavi Hernandez që e telefonoi lojtarin që ta bind të transferohet drejt ‘Camp Nou’./Lajmi.net/