Francezët nuk i besojnë Riberys
Paraqitjet fantastike të Cristiano Ronaldos deri më tani gjatë këtij sezoni përveç se i kanë shtruar shanset e tij për të fituar Topin e Artë, kanë bërë që tifozët ta humbin besimin ndaj idhullit të tyre. E përditshmja sportive franceze L’Equipe ka bërë një sondazh duke shtruar pyetjen nëse Franck Ribery është favorit për ta…

Sport
Paraqitjet fantastike të Cristiano Ronaldos deri më tani gjatë këtij sezoni përveç se i kanë shtruar shanset e tij për të fituar Topin e Artë, kanë bërë që tifozët ta humbin besimin ndaj idhullit të tyre.
E përditshmja sportive franceze L’Equipe ka bërë një sondazh duke shtruar pyetjen nëse Franck Ribery është favorit për ta rrëmbyer çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë.
Por, 76 përqind të atyre që votuan nuk besojnë se futbollisti i Bayern Munichut, i cili edicionin e kaluar fitoi Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve, është ende favorit për të fituar. Vetëm 21 përqind janë me të.
Krejt kjo, pavarësisht euforisë së fitores 3:0 ndaj Ukrainës të martën që e kualifikoi Francën për në Kampionatin botëror 2014.