Françeska për ofendimet e Egles: Unë jam një mami, dhe jam tepër krenare për trupin që kam

Erjola dhe Françeska sot gjatë ditës kanë biseduar për bullizimin që i kanë pasur gjatë jetës së tyre dhe fjalët ofenduese të Egles, që ia ka drejtuar atyre. Françeska i ka treguar Erjoles që komentet e njerëzve kanë ndikuar që ajo të mos ndihet mirë më trupin e saj, shkruan lajmi.net. “Ajo nuk e di…

ShowBiz

24/02/2024 18:51

Erjola dhe Françeska sot gjatë ditës kanë biseduar për bullizimin që i kanë pasur gjatë jetës së tyre dhe fjalët ofenduese të Egles, që ia ka drejtuar atyre.

Françeska i ka treguar Erjoles që komentet e njerëzve kanë ndikuar që ajo të mos ndihet mirë më trupin e saj, shkruan lajmi.net.

“Ajo nuk e di se si jam ndjerë ndaj vetës time dhe sa rëndë e kam përjetuar dhe sa kohë kam qajtur për urrejtjen që e kam pasur ndaj vetes time. Të urresh veten tende është shumë e fell, për çka për imazhin e jashtëm”, i ka treguar Françeska, Erjoles.

Edhe Erjola i ka treguar asaj së komentet e njerëzve kanë ndikuar në shëndetin e saj.

“Unë kur kam hyrë në televizion, kamera të shton peshë, jam marr vetë më modeling, pas karantinës e shkëputa kam hyrë në televizion, dhe kishte komente mbi shëndetin dhe unë haja bukë, provokoja, e nxirrja dhe isha duke rënë në bulimi, për shkak të komenteve të njerëzve”, ka thënë Erjola.

Françeska është shprehur po ashtu që është ndjerë keq pasi Egla i ka thënë “ Që je e shendosh, kë vënë bark dhe je mis”.

“Unë jam një mami, dhe jam tepër krenare për trupin që kam, së unë kam lindur një fëmijë”, ka thënë Françeska./Lajmi.net/

YouTube player