Francë-Shqipëri, statistika të hidhura e të çuditshme

Të mërkurën në Marsejë, Franca dhe Shqipëria do të përballen për herën e 6-të në historinë e tyre, ndërsa, kjo do jetë një sfidë ‘jetë a vdekje’ për kuqezinjtë e drejtuar nga De Biasi.

Sport

13/06/2016 22:32

Kombëtarja shqiptare ka një bilanc negativ kundër ‘gjelave’ pasi numëron 4 humbje, 1 fitore dhe 1 barazim.

Këto janë disa nga statistikat e veçanta të Kombëtares shqiptare në këtë përballje:

1-Kuqezinjë vetëm 3 gola kanë shënuar në gjithë historinë e përballjeve me Francën (Kace, Mavraj dhe Bogdani).

2-Vetëm Emir Lenjani aktivizohet në kampionatin francez, pasi Lorik Cana nuk do të jetë i pranishëm për shkak të kartonit të kuq të marrë në sfidën kundër Zvicrës.

3- Arbitri i ndeshjes, Uilliam Kolum i sjell ters Francës, ndërsa kuqezinjtë numërojnë dy barazime.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.