France Football tregon 10 ndeshjet që i sollën Topin e Artë Modricit
Mesfushorit Luka Modric më 3 dhjetor i është dhuruar çmimi i revistës prestigjioze franceze ‘France Football’ i njohur si Topi i Artë, që jepet për lojtarin më të mirë të viti në futboll.

Sport
Topi i Artë ishte çmimi i tretë për Luka Modric këtë vit, pas fitimit të atij të UEFA-s dhe FIFA-s.
Fitimi i Topit të Artë nga Modric, nuk është pritur mirë nga futbolldashësit, që besonin se këtë çmim ende e meritojnë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
France Football sot ka publikuar një listë prej dhjetë ndeshjeve të vitit 2018 që i kanë sjellë Topin e Artë mesfushorit kroat, përcjell lajmi.net.
Loja e parë ishte ajo e 3 shkurtit, ku Real Madrid barazoi 2:2 me Levanten. Edhe pse Real dështoi ta fitonte këtë ndeshje, Luka Modric ishte më i miri në fushë.
Një tjetër ndeshje ku shkëlqeu Modric sipas revistës franceze, ishte ajo e Ligës së Kampionëve e datës 14 shkurt, ku Real Madrid mundi 3:1 PSG-në në ‘Santiago Bernabeu’.
Modric është vlerësuar lartë edhe për dy ndeshjet ndaj Bayernit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të datave 25 prill dhe 1 maj.
Ylli i Kroacisë, talentin e tij e dëshmoi edhe në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpool. Edhe pse ai nuk ka shënuar ose asistuar në këtë ndeshje, Modric kishte një ndikim të madh në finalen e fituar 3:1 nga Real Madrid.
Katër ndeshjet tjera që cek France Football, janë ato të Kupës së Botës ndaj Argjentinës, Rusisë, Anglisë dhe Francës, ku Kroacia mori vendin e dytë në këtë turne.
Loja e dhjetë është ajo e 19 shtatorit ndaj Romës në Ligën e Kampionëve në Bernabeu, në të cilën ndeshje ish anëtari i Tottenham pati paraqitje të lartë duke qenë i saktë në 90 për qind të pasimeve./Lajmi.net/