Francë, edhe 425 milionë euro për të luftuar terrorizmin

Franca do të rrisë shpenzimet për 425 milionë euro dhe do të krijojë edhe 2680 vende të reja pune për të forcuar luftën kundër terrorizmit, ka bërë të ditur të mërkurën kryeministri francez, Manuel Vallas. 

Bota

21/01/2015 16:07

Kryeministri Vallas, duke shpalosur planet e qeverisë pas sulmeve terrosite në Paris, ku mbetën të vdekur 17 perosna, ka thënë se rritja e shpenzimeve për luftë efikase kundër terrorizmit është parë si domosdoshmëri, pasi sipas tij, në Francë janë rreth 3000 ekstremistë që duhet mbikëqyrur në vazhdimësi.

Kryeministri Manuel Valls ka thënë se rreth 3,000 njerëz të përfshirë në “rrjetet terroriste” aktualisht kërkojnë mbikëqyrje në gjithë Francën.

Më 7 janar, vëllezërit Said dhe Cherif Kouachi sulmuan zyrat e revistës satirike “Charlie HEBDO” në Paris, duke vrarë 12 persona, tetë prej tyre karikaturistë dhe gazetarë.

Më 8 janar, një tjetër militantë islamik, Amedy Coulibalyn, që kishte bashkëpunuar me vëllezrit Kouachi, vrau një police, ndërsa më 9 janar edhe katër pengje në një dyqan të hebrenjve.

Të tre personat e armatosur u qëlluan për vdekje nga policia, pasi refuzuan të dorëzohen, ndërsa gjatë kryerjes së sulmeve, militantët kishin bërtitur se këto akte po i kryenin për t’u hakëmarrë për publikimin e karikaturave fyese të profetit Muhamed.

Kryeministri francez tha se kërkohën njerëz, metoda e pajisje të reja për të monitoruar rreth 3000 individë, ekstremistë,  që sipas tij gjysma e të cilëve kanë qenë ose planifikojnë për të shkuar në Siri dhe Irak, për t’iu bashkuar “Shtetin Islamik”.

Sipas eksperëtve të inteligjencës franceze,  për të neutralizuar aktet terroriste të një personi, është e nevojshme që të vëzhgohet nga rreth 20 agjentë, prandaj sipas kryeministrit Vallas, shpenzimet për të mbajtur Francën të sigurtë nga sulmet e ekstremistëve do të vazhdojnë të shtohen edhe në të ardhmen.