Franca synon heqjen e maskave nga përdorimi këtë verë

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Véran deklaroi sot për fundin e mundshëm të detyrimit për të mbajtur maskë në ambientet publike duke e kushtëzuar atë me një mbulim të mjaftueshëm të vaksinimit të popullsisë franceze.

Bota

04/05/2021 15:30

Véran, në një intervistë me Europe 1, theksoi se shpreson se ”detyrimi për të mbajtur një maskë do të hiqet në verë”, raporton ATSh.

“Unë nuk mundem të jap një datë sot, por unë mund të premtoj se do të relizojmë mundësinë për heqjen e maskave”, shtoi ai.

”Me shumë mundësi ajo ditë do jetë një ditë vere”, theksoi Veran.