Franca s’ka plan ‘anti-Messi’

Kombëtarja e Francës nuk ka ndonjë plan të veçantë për të ndalur Lionel Messin në përballjen e nesërme në Kupën e Botës.

Sport

29/06/2018 16:57

Franca dhe Argjentina nesër (e shtunë) me fillim nga ora 16:00, do të zhvillojnë ndeshjen e parë në kuadër të fazës 1/8 së finales në Kupën e Botës.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka deklaruar se ekipi i tij nuk ka ndonjë plan për të ndalur Messin, por ka disa opsione për të kufizuar ndikimin e tij.

“Nuk ka një plan anti-Messi”, ka deklaruar ai.

“Por, ne kemi disa opsione për të kufizuar ndikimin e tij. Unë do të sigurohem që stafi im të jap sa më shumë që është e mundur informata për lojtarët e mi rreth lojës së tyre”, ka vazhduar Deschamps./Lajmi.net/