Të Infektuar: 17.263

Të Shëruar: 14.836

Të Vdekur: 657

Franca pranon kërkesën e Turqisë për dialog, pas bisedës telefonike Erdogan – Macron

19:10 | 23 Shtator 2020

Pas disa javësh tension e replika, presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan dhe ai francez Emmanuel Macron patën një bisedë telefonike mes tyre, me qëllim çuarjen e mosmarrëveshjeve drejt dialogut.

Siç njoftoi presidenca turke, Erdogan i tha homologut të tij francez se Turqia përkrah dialogun dhe bashkëpunimin për të zgjidhur problemet, pasi shpërfillja e të drejtave legjitime të Turqisë dhe Qipros turke në Mesdheun Lindor janë shkak i tensionit në rajon.

Ai po ashtu theksoi se për të reduktuar tensionin duhet të përdoren mundësitë diplomatike dhe të zbatohet proceset e qëndrueshme të negociatave.

Kreu i Turqisë theksoi se Ankaraja “dëshiron të diskutojë dhe të zgjidhë të gjitha problemet në tryezë”.

Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije për të eksploruar për energji në ndarjen e saj kontinentale, duke theksuar se Ankaraja dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë të drejta në rajon.

Zyrtarët turq kanë deklaruar se dialogu rreth ndarjes së drejtë të burimeve do të jetë një fitore fitimprurëse për të gjitha palët.

Më herët, edhe Macron përcolli gatishmërinë për dialog, gjatë një fjalimi të tij në Kombet e Bashkuara.

“Ne e respektojmë Turqinë. Ne jemi për dialog. Por ne presim që Turqia të respektojë sovranitetin evropian, ligjin ndërkombëtar dhe të japë sqarime në lidhje me veprimet e saj në Libi dhe Siri”, tha Macron.