Franca përkrah liberalizimin e vizave

Franca do ta ndihmojë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave. Ministri Francez Manuel Valls, pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, ka thënë se Franca do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në rrugën e saj europiane.

Lajme

19/11/2013 11:46

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka marrë mbështetjen e Francës për procesin e liberalizimit të vizave në Kosovë.

Rexhepi, gjatë vizitës që po zhvillon në Francë, është takuar me Ministrin e Brendshëm të Francës, Manuel Valls, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e punëve të brendshme dhe sundimit të ligjit.

Ministri Valls ka deklaruar se shteti francez ka përkrahur Kosovën përgjatë tërë rrugëtimit shtet-formues dhe vazhdon ta përkrahë në rrugën e saj europiane, si dhe do vazhdojë ta ndihmojë edhe në procesin e liberalizimit të vizave.

Zyra për Informim e MPB’së njofton se dy ministrat janë pajtuar që Kosova dhe Franca të nënshkruajnë një marrëveshje për bashkëpunimi policor, që do të shërbejë si kornizë për bashkëpunimin ekzistues operacional dhe do të përqendrohet në bashkëpunimin dypalësh në luftimin e të gjitha formave të krimit dhe krimit të organizuar, ofrimin e trajnimeve për Policinë e Kosovës.