Franca me rezolutë ndaj Sirisë
Franca do ta paraqesë të mërkurën një rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e cila synon çmontimin e një arsenali të tërë armësh të Sirisë, duke u kapur nga një propozim i Rusisë që të ndalen sulmet ushtarake kundër regjimit të Bashar al- Assad. Ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius tha se…

Bota
Franca do ta paraqesë të mërkurën një rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e cila synon çmontimin e një arsenali të tërë armësh të Sirisë, duke u kapur nga një propozim i Rusisë që të ndalen sulmet ushtarake kundër regjimit të Bashar al- Assad.
Ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius tha se projekt-rezoluta do të krijojë “pasoja” për regjimin nëse ai dështon në përmbushjen e programit të propozuar.
Ai nuk i përmendi cilat mund të jenë pasojat, duke thënë se “të gjitha opsionet mbeten mbi tavolinë”.
Ai tha se rezoluta e propozuar do të thirret gjithashtu edhe nga “Kapitulli i 7”, një klauzolë që i lejon shtetet anëtare që të përdorin të gjitha mundësitë për të zbatuar një rezolutë.
Franca do të paraqesë projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të martën mbrëma, tha një zyrtar francez. Parisi synon të sigurojë aprovim para se të fillojë sesioni i Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së, më 22 shtator , shtoi ai.
“Ne nuk duam të pranojmë asnjë taktikë me vonesë. Ne nuk duhet të biem në kurth”, tha Fabius.
Njoftimi është një shenjë se përpjekjet ndërkombëtare për ta trajtuar krizën në Siri janë zhvendosur prapë në diplomaci pas shumë javësh të padurueshme e shurdhuese nga SHBA dhe Franca që pasuan sulmin kimik më 21 gusht në periferi të Damaskut.
Si Parisi ashtu edhe Uashingtoni kanë thënë se kishin mbledhur prova që regjimi i Assad ishte prapa sulmit, duke thënë se ai vrau afro 1.500 njerëz – ndërsa Assad i ka refuzuar akuzat në mënyrë të përsëritur.
Bashkë me SHBA’të, Franca ka kërcënuar se në javët në vazhdim do të angazhojnë forca ushtarake në Siri duke thënë se sulmet ushtarake do të ndihmojnë në largimin e regjimit të Assad’it, dhe përdorminin e armëve kimike kundër popullit civil dhe grupeve rebele.
Shtytjet e Francës për të çmontuar arsenalin kimik sipas Kapitullit 7 mund të përballen me rezistencë. Diplomatët evropianë fshehurazi kishin propozuar një rezolutë të ngjashme në Moskë javë më parë, sipas një zyrtari francez . Megjithatë, Moska ka refuzuar propozimin, tha zyrtari, sepse Kapitulli 7 e bën rezolutën të detyrueshme, dhe ka qenë i përdorur më parë për të justifikuar ndërhyrjen ushtarake.
Një zyrtar francez tha në Paris se përmbajtjen e kësaj rezolute e konsiderojnë si të ‘pa negociueshme’.
‘Sirianët duhet të marrin masa të menjëhershme\”, tha Ministri Fabius.
Rezoluta e propozuar nga Franca vjen pasi që Rusia tha se po përgatit një plan për Sirinë, që ajo t’i dorëzojë rezervat e armëve kimike dhe ta vëjë atë nën kontrollin ndërkombëtar.
Rusia, një nga aleatët më të ngushtë të Sirisë, dhe e cila ka fuqinë e vetos në Këshillin e Sigurimit, ka bllokuar rezolutat e mëparshme që synonin ndëshkimin e regjimit të Asadit .
Zyrtarët rusë thanë të martën se ideja e vendosjes së armëve kimike të Asadit, nën kontrollin ndërkombëtar, “nuk ishte krejt një nismë ruse”, por buronte nga kontaktet me diplomatët amerikanë.
Në Moskë, Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha se shpresonte që të paraqesë një \”plan të qartë dhe efektiv” për Perëndimin. ‘Për këtë qëllim, kontaktet me palën siriane janë duke u kryer në këtë moment në kuptim të plotë’, u tha Lavrov gazetarëve.
Lavrov tha se programi i monitorimit do të përfshijë Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike, si dhe anëtarë të Këshillit të Sigurimit, përfshirë edhe SHBA’të.
Kina, e cila i është bashkuar më parë Rusisë në bllokimin e rezolutave të OKB-së kundër regjimit të Asadit, përshëndeti iniciativën e Rusisë.
\”Për sa kohë që propozimi do të zbusë tensionet në Siri, zgjidh çështjen siriane dhe mbron paqen në rajon, komuniteti ndërkombëtar duhet të japë vlerësimin pozitiv për atë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Hong Lei në një konferencë për shtyp.