Franca me gjashtë mungesa kundër Shqipërisë

Selektori i Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme miqësore kundër Shqipërisë dhe Suedisë.

Sport

06/11/2014 15:51

Selektori i Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën me emrat e 23 futbollistëve për dy ndeshjet e ardhshme miqësore kundër Shqipërisë dhe Suedisë.

Për këto ballafaqime, Deschamps nuk do të ketë në dispozicion gjashtë futbollistë, Mathieu Debuchy, Olivier Giroud, Laurent Koscielny, Mamadou Sakho, Jeremy Mathieu e Patrice Evra.

Franca ndeshet me Shqipërinë më 14 nëntor.

Portierët: Hugo Lloris, Steve Mandanda, Benoit Costil

Mbrojtësit: Raphaël Varane, Lucas Digne, Christophe Jallet, Bacary Sagna, Eliaquim Mangala, Loic Perrin, Benoit Tremoulinas, Mapou Yanga-Mbiwa.

Mesfushorët: Yohan Cabaye, Paul Pogba, Mathieu Valbuena, Blaise Matuidi, Josuha Guilavogui, Morgan Schneiderlin, Moussa Sissoko, Dimitri Payet.

Sulmuesit: Karim Benzema, André-Pierre Gignac, Antoine Griezmann, Alexandre Lacazette.