Franca ‘kërcënon’ Shqipërinë para Euro 2016

Duke renditur fillimisht arsyet që i sollën futbollistët tanë deri ne Europianin France 16 dhe duke ia atribuar këtë edhe zgjerimit të këtij kompeticioni me 24 skuadra "FF" tregon edhe "3 arsyet" se pse do qe mirë që vendi organizator te ndeshej me Shqipërinë.

Sport

20/10/2015 14:45

Numri i fundit i të përjavshmes franceze ‘France Football’ në rubrikën “3 arsye për…” i ka kushtuar të gjithë vendin kombëtares shqiptare, shkruan Lapsi.al.

E para sepse do ishte simpatike që Franca mikpritëse te ndeshej me vendin e vogël që merr pjesë për herë të parë. Edhe kur fitoi kupën e botës në 1998 Franca luajti kundër nje debutanti, Afrikës së jugut.

Së dyti është fakti se shqipëria ka dy futbollistë me Nantes (Cana Lenjani) një qytet që i sjell fat skuadrës së gjelave. Dhe së treti thotë revista Shqipëria qe i vetmi ekip i grupit i cili i mori skuadresse Deshampit 4 pike dhe qe e mundi ate ne Elbasan Arena ne 13 qershor.

“Ku ka vend më të mire sesa një Europian për tu hakmarrë” shkruan France Football duke uruar që në shortin e mesdhjetorit dy ekipet te bien bashkë në një grup.