Franca eliminon SHBA-në, kualifikohet në gjysmëfinalen e Botërorit

Franca ka mposhtur SHBA-në në çerekfinalen e Kampionatit botëror në basketboll.

Sport

11/09/2019 15:07

Kombëtarja e SHBA-së në basketboll u mposht nga Franca me rezultat 89:79 duke u eliminuar në çerekfinale të Kampionatit botëror.

Humbja po ashtu ka shuar serinë pozitive të skuadrës amerikane prej pesë titujve të njëpasnjëshëm ndërkombëtar, transmeton lajmi.net.

Rudy Gobert ishte dominues te Franca në dy krahët e parketit me 21 pikë e 16 kërcime, përfshirë tri bllokada.

SHBA u ndal në serinë prej 58 fitoreve të njëpasnjëshme me një përbërjë prej basketbollistëve nga NBA.

Në gjysmëfinale, Franca do të takohet me Argjentinën. /Lajmi.net/