Franca e fortë ndaj Holandës, Mbappe njeriu i ndeshjes
Kombëtarja e Francës e ka nisur me rezultat pozitiv fazën para-kualifikuese për Euro 2024, pasi mposhti 4 me 0 Suedinë. Ekipi i Didier Deschamps tregoi se është në top formë qysh në minutat e para të ndeshjes, ku në 21 minuta lojë shënoi tre gola, shkruan Lajmi.net Realizatorët gjatë pjesës së parë ishin: Griezemann (2’),…

Sport
Kombëtarja e Francës e ka nisur me rezultat pozitiv fazën para-kualifikuese për Euro 2024, pasi mposhti 4 me 0 Suedinë.
Ekipi i Didier Deschamps tregoi se është në top formë qysh në minutat e para të ndeshjes, ku në 21 minuta lojë shënoi tre gola, shkruan Lajmi.net
Realizatorët gjatë pjesës së parë ishin: Griezemann (2’), Upamecano (8’) dhe Kylian Mbappe (21’).
Golin e fundit në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe për rezultatin përfundimtar 4 me 0. Mbappe u shpall edhe lojtari i ndeshjes, me dy gola dhe një asist.
Franca tani shkon në kuotën e tre pikëve në Grupin B, aq sa ka edhe Greqia (3)./Lajmi.net/
𝐆𝐎𝐀𝐋 | 𝖥𝗋𝖺𝗇𝖼𝖾 4-0 𝖭𝖾𝗍𝗁𝖾𝗋𝗅𝖺𝗇𝖽𝗌 (𝖬𝖻𝖺𝗉𝗉𝖾) pic.twitter.com/KPLzcczom7
— EuroFoot (@eurofootcom) March 24, 2023