Fotot e fundit të Marilyn Monroes, dalin në ankand
Fotografit e fundit të aktores Marilyn Monroe pritet të shiten për 50 mijë dollarë në ankandin që do të mbahet në Texas javën e ardhshme.

ShowBiz
Fotografitë e krijuara nga Bert Stern për revistën “Vogue” do të jenë në ankand nga Heritage Auctions Texas, që do të vë në shitje fotografitë e fundit të legjendës amerikane, transmeton Koha.net.
Stern i cili vdiq në vitin 2013, këto foto i realizoi në qershorin e vitit 1962 dhe ishin fotot e fundit të aktores që janë publikuar në ndonjë revistë, para se të vdiste në gushtin e atij viti. Këto fotografi njihen me titullin “The Last Sitting”.
Në ankand do të jenë edhe disa fotografi tjera të Monroes, të cilat i kishte realizuar shoku i saj i ngushtë George Barris që ishte njoftuar me aktoren në vitin 1955 gjatë xhirimeve të filmit “The Seven Year Itch”.
Ekspertët kanë thënë se një fotografi pritet të shitet për 4 mijë dollarë. lajmi.net