Fotoreportazh: Amerika del ‘jashtë kontrollit’

Katër policë u qëlluan në St. Louis të SHBA natën që shkoi, teksa këtë javë shtetet amerikane u pushtuan nga protestuesit e dhunshëm pas vdekjes së George Floyd.

Bota

03/06/2020 17:53

Krahas kësaj, një polic tjetër u qëllua së fundmi në kokë në Las Vegas, raportojnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Fotoreportazhi, i realizuar nëpërmjet shfrytëzimit të fotografive të realizuara nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe mediumi prestigj amerikan ‘Reuters’, shfaq gjendjen e protestuesve kudo në Shtetet e Bashkuara.

Kjo situatë ka bërë që presidenti Donald Trump të paralajmërojë se do dërgojë ushtrinë në rrugë.

Mijëra ushtarë do mobilizohen në mbarë vendin për t’i dhënë fund trazirave dhe mungesës së ligjit, tha Trump.

Ndër të tjera, i pari i SHBA-ve ka kritikuar edhe guvernatorët për menaxhimin e situatës së protestuesve, duke i quajtur ata “budallenj”.

Presidenti aktual amerikan i ka adresuar kritikat kryesisht tek guvernatorët e kahut demokrat, nëpërmjet disa cicërimave në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’. /Lajmi.net/