Fotoja që po ‘çmend’ rrjetin, Rihanna gjen sozinë dhe shokohet nga ngjashmëria me të

Rihanna ka lënë pa fjalë me fotografinë e fundit.

ShowBiz

24/07/2019 10:30

Rihanna ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re në Instagram, në të cilën shfaqi një vajzë të vogël, shkruan lajmi.net.

Ajo që habiti të gjithë në këtë fotografi është fakti që vogëlushja ishte kopje e Rihannës, e kjo gjë e befasoi edhe vetë këngëtaren.

“Gati ta thyeja telefonin tim. Si?”, ka shkruar Rihanna mbi foto.

Në këtë foto, ajo pranoi komente të panumërta nga ndjekësit, të cilët e pyesnin nëse vogëlushja është e afërme e saj. /Lajmi.net/