Fotoja e tij bëri xhiron e rrjetit, dalin në shitje bluzat me portretin e Bernie Sanders

Paratë që mblidhen nga shitja e tyre do të shkojnë për bamirësi.

ShowBiz

23/01/2021 08:16

Fotoja e Bernie Sanders në ditën e inaugurimit ku shihet i ulur në karrige, është bërë “meme” në rrjet, tani po bëhet mbledhje fondesh në shtetin e tij të lindjes, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.

Fushata e Sanders filloi me blerjen e bluzave nga ekuipi të premten, me atë imazh të senatorit me dorashka në duar, i cili u bë meme.

Bluzat shiten me çmim 45 dollarë.

Të gjitha të ardhurat do të shkojnë për shujta në “Wheels Vermont” dhe brenda pak orësh janë shitur të gjitha.

Kërkesa ishte tepër e lartë, teksa në uebfaqe të fushatës thanë se do të duhen 4-8 javë derisa të dorëzohen porositë, për shkak se kishte numër të madh të tyre.

Të premtën në mbrëmje doli mesazhi në uebfaqe që të gjitha bluzat janë shitur. /Lajmi.net/