Fotoja e patates shitet për 1 milion dollarë

Fotografi irlandez Kevin Abosch ka arritur të shesë këtë foto me patate për më shumë se 1 milionë dollarë. Fotoja është blerë nga një koleksionist arti, klient i fotografit Kevin Abosch, pasi e pa veprën e artit të varur në një nga muret e shtëpisë parisiene të artistit. Abosch është një nga fotografët më të…

Fun

24/01/2016 02:36

Fotografi irlandez Kevin Abosch ka arritur të shesë këtë foto me patate për më shumë se 1 milionë dollarë. Fotoja është blerë nga një koleksionist arti, klient i fotografit Kevin Abosch, pasi e pa veprën e artit të varur në një nga muret e shtëpisë parisiene të artistit.

Abosch është një nga fotografët më të vlerësuar dhe më të paguar në nivel ndërkombëtar. Ai njihet për fotot e tij të veçanta (nëse do të kërkoni për të në Google, do të mund të shihni veprat artistike që ka realizuar).

Abosch para se të bëhej i famshëm si fotograf ka qenë biolog.