Fotografitë, bustet dhe gjërat e veçanta që vendosi Biden në zyrën e tij të re

Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë kanë presidentin e ri, Joe Biden.

Bota

21/01/2021 21:33

Pas zgjedhjeve të fundit në Amerikë, Biden arriti të fitojë shumicën e votave teksa dje u zyrtarizua në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me të ardhur në zyrën e tij të re, Biden ka ndryshuar edhe disa gjëra të cilat gjendeshin brenda saj, transmeton lajmi.net.

BBC ka raportuar së fundi se ashtu siç dihet presidentët gjithnjë sjellin gjërat e tyre personale dhe ajo çfarë ka rënë në sy tek Biden është se në vendin e ri të punës së tij, ai vendosi buste, portrete e fotografi të veçanta.

Biden vendosi edhe fotografi familjare, një prej tyre fotografinë e djalit që ndërroi jetë nga kanceri.

Gjithashtu vendosi flamurin e Amerikës, bustin e Cesar Chavez, flamurin e vulës presidenciale, urdhrat ekzekutivë, tryezën e re, pikturën e Benjamin Franklin-it dhe bustin e Harry Truman.

Zyra që tashmë do të jetë nën udhëheqjen e Biden-it ka pamje ndryshe nga atëherë kur në të ishte vendosur ish-presidenti amerikan, Donald Trump./Lajmi.net/