Fotografia e parë që Ronaldo postoi pasi u shërua nga COVID-19

Cristiano Ronaldo ka dalë nga vetë izolimi, pas qëndrimit 19 ditor.

Sport

31/10/2020 09:14

Juventus në faqen zyrtare të tyre, ka bërë të ditur se Ronaldo ka dalë negativ në testimin e fundit.

Portugezi fillimisht kishte dalë pozitiv më 13 tetor, gjatë grumbullimit te Portugalia, ndërsa te Juventus, humbi ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, ku për kundërshtar do të kishte Lionel Messin.

Ronaldo gjatë kësaj kohe ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale, dhe tani ka ‘festuar’ fundin e izolimit.

Tifozët janë mësuar tashmë të shohin Ronaldon me flokët e shkurtra, por ajo që befasoi të gjithë në fotografinë e parë pas shërimit nga COVID-19, ishte mjekra, që i ishte rritur ditëve të fundit.

Jatë mungesës së Ronaldos në ndeshjet e fundit, Juventus ka arritur të shënoi vetëm fitore, fakt që flet më së miri për rëndësinë e 35 vjeçarit në skuadër./Lajmi.net/