Fotografia e lojtarëve të Kosovës me tifozin e veçantë që preku zemrat e të gjithëve

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore 4:0 në ‘Fadil Vokrri’ në një natë të paharruar futbolli, ku ‘Dardanët’ siguruan ‘Play Off’ e Ligës së Kombeve.

Sport

21/11/2018 16:36

Me tri gola të shënuara nga Arbër Zeneli dhe një gol nga Amir Rrahmani, Kosova vulosi suksesin historik në Ligën e Kombeve, duke siguruar vendin e parë në grupin 3 në Ligën D.

Pas ndeshjes, lojtarët kanë ecur në çdo cep të stadiumit ‘Fadil Vokrri’ për të përshëndetur dhe falënderuar tifozët për mbështetjen e madhe jo vetëm në ndeshjen kundër Azerbajxhanit, po gjatë gjithë kampanjës në Ligën e Kombeve.

E falënderim të veçantë, ‘Dardanët’ kanë rezervuar për një tifozë special në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Fotografia e bërë nga një pjesë e lojtarëve me një tifoz me aftësi të kufizuara, po cilësohet si fotografia më e bukur e mbrëmjes së djeshme./Lajmi.net/