Fotografia e ditës vjen nga Rahoveci

Sot është hapur edhe zyrtarisht palestra e re në qytetin e Rahovecit.

Sport

27/02/2019 21:22

Palestra që mban emrin e dëshmorit Mizahir Isma, do të jetë nikoqire e ‘Final 8’ të Kupës së Kosovës.

Pritja e gjatë dhe punimet e ngadalshme që përcollën ndërtimin e kësaj palestre, kanë bërë që të gjithë në Rahovec ta presin me entuziazëm hapjen e saj.

Numër i madh i tifozëve kanë qenë të pranishëm në ndeshjet e ditës së parë, sidomos në ndeshjen mes KB Rahovecit dhe Don Boskos, e fituar nga këta të parët.

Atmosferën nga kjo ndeshje më së miri mund ta përjetoni nga një fotografi e realizuar atje, që tregon se bëhet fjalë për një palestër moderne./Lajmi.net/