Fotografi të reja nga Lindsay Lohan

Bukuroshja Lindsay Lohan ka treguar edhe një herë trupin e saj me disa fotografi të reja.

ShowBiz

01/04/2014 15:55

Lohan ka sjellë për fansa të saj disa imazhe mjaft të bukura, të cilat janë bërë nga fotografi i njohur, Terry Richardson.

Aktorja 27 vjeçare disa ditë më parë ishte shprehur e frustuar me menaxherin e saj, për të cilin ka thënë se nuk po punon aq sa duhet për projektet e saj të reja.

“Nëse unë nuk punoj në film, ai atë e kalon te Vanessa Hudgens ose te ndonjë kliente tjetër. Nëse unë nuk punoj në setin e filmave, unë jam duke e humbur talentin tim. Unë jam lindur për këtë gjë dhe dua ta bëj”, përfundoi aktorja.