Fotografi të mahnitshme me ngjyra të vitit 1913 (Foto)

Fotografi të mahnitshme me ngjyra, na kthejnë mbrapa në vitin 1913, në atë kohë kur Lufta e Parë Botërore ende nuk kishte filluar.

Fun

08/09/2015 16:37

Mervyn O’Gorman ishte 42-vjeç kur ia bëri këto fotografi vajzës së tij, Christina O’Gorman në Lulworth Cove, në qarkun anglez të Dorset-it. Ai e fotografoi Christina-në e veshur me një kostum të kuq noti dhe një mantel të kuq, një ngjyrë kjo që i takonte procesit të ngjyrave të fotografisë të quajtur ‘Autochrome’.

Autochrome ishte një nga teknologjitë e para të fotografive me ngjyra, që përdorte pllakat e qelqit për t’i mbushur fotografitë me ngjyrë, transmeton Lajmi.net.

Mervyn O’Gorman ishte kualifikuar si një inxhinier elektrik dhe kishte punuar për kompani të ndryshme. Ai ishte një motorist entuziast dhe kishte botuar një libër në vitin 1904.

Megjithatë, hobi i tij ishte fotografia. Ai i bëri këto fotografi në vitin 1913. Mervyn vdiq më 1958 si një i ve; pasi gruaja e tij Florence kishte vdekur 27 vite më parë.

Sa për jetën e Christina-së, nuk ka detaje të regjistruara. (Lajmi.net)

Shikoni fotografitë:

Christina Christina-1 Christina-3 Christina-4 Christina-5 Christina-6 Christina-7