Fotografi shokuese! Përdori këtë ilaç, vajza pëson djegie të tmerrshme në trup
Një reagim të pabesueshëm pati trupi i 25-vjeçares Yothika Kaewkham, kur kjo e fundit përdori ibuprofen.

Fun
Yothika i kërkoi bashkëshortit, Sorasak-it, që ta çonte në spital pasi dhimbja dhe djegia në të gjithë trupin u bë e padurueshme. Një mjek menjëherë e dërgoi atë në njësinë e kujdesit intensiv (ICU) ku kaloi shtatë ditë duke marrë trajtim për një reaksion alergjik.
25-vjeçarja është shprehur se vuajtjet dhe dhimbjet e mëdha që kishte përjetuar e kanë mësuar që të mos marrë kurrë ilaçe pa recetë, transmeton Tch.
“Reagimi alergjik është lehtësuar, por mjeku ka thënë se trupi im do dojë një kohë të gjatë për t’u rikuperuar. Ende ndjej dhimbje, por është e lehtë, shprehet vajza.
Dr Surachoke Tangwiwat, zëvendëssekretari i Administratës së Ushqimit dhe Barnave në Tajlandë, tha që reagimi i Yothika ndaj ibuprofenit ishte i rëndë. Ai tha se vajza ishte me fat që nuk ndërroi jetë nga alergjia ndaj ilaçeve.