Fotografi nga stërvitja e Kombëtares së Kosovës në Baku

Para ndeshjes së nesërme Kombëtarja A kreu stërvitjen  e fundit e në të cilën ishin të pranishëm presidenti i FFK-së z. Agim Ademi, bashkë me anëtarët e KE Bakir Burri e Bekim Rexhepi.

Sport

06/09/2018 20:40

Përzgjedhësi Callandes po jepte këshillat e fundit dhe u fokusua në të gjitha repartet, me mbrojtje të ngjeshur, mesfushë më shumë qarkullues edhe sulme të shpejta por gjithnjë duhet kujdes i madh në mbrojtje u tha Challandes futbollistëve.

Ndeshja do të zhvillohet nesër në orën 20.00(18.00) sipas kohës lokale.