Fotografia familjare që s’u paramendua kurrë: Prindërit dhe vëllai në vendin ku u vra 7 vjeçari

Dy prindërit dhe vëllai i vogël kanë vizituar sot vendin ku 7 vjetari u ther me thikë në Basel të Zvicrës.

Lajme

22/03/2019 14:54

Mërgimi ishte nga komuna e Lipjanit dhe jetonte atje më prindërit e tij dhe vëllaun e vogël.

Nga veni ku është ther Mërgimi me thikë është vizituar nga prindërit e tij dhe vëllau i vogël ku emocionet e forta të tyre nga pikëlluar të gjithë të pranishmit.

Nëna e cila nuk mund të mbaj lotët dhe babai me vëllanë që mezi qëndrojnë në këmbë, janë para luleve dhe qirinjve që qytetarët kanë vendosur në kujtim të 7 vjeçarit.

Nëna e Mërgimit, 7 vjeç, ka thënë se kjo është gjëja më e keqe që mund t’i ndodh një nëne, shkruan Blick.ch.

Fatma L. ka thënë se djali i saj ishte duke shkuar në shtëpi dhe nuk kishte arritur kurrë, pasi ishte plagosur fatalisht nga një grua që s’e kishte parë kurrë.

Në vendin ku Mërgimi ka humbur jetën, Fatma L. ka thënë se “Ne jemi shumë keq. Nuk mund të besojmë se çfarë ka ndodhur. Djali ynë nuk është më. Ajo mori lulen më të bukur nga unë”, është shprehur ajo duke mos i ndalur lotët.

Mes tjerash ajo ka thënë se nuk ishte hera e parë që djali po shkonte në shtëpi i vetëm

Fakti që ende nuk dihen motivet e vrasjes e bën jashtëzakonisht të vështirë për familjen.

“Nuk e njoh fajtorin. Unë kurrë nuk e kam parë dhe nuk e di pse e vrau djalin tim. Ajo shkatërroi jetën tonë”, ka thënë nëna e Mërgimit.

Fatma po trajtohej në spital ditët e fundit. E pa Mërgimin për herë të fundit dy ditë më parë.

“Ai më ka vizituar në krevat. Ishte aq i lumtur”, thotë ajo.

7 vjeçari do të varroset në Kosovë. /Lajmi.net/