Fotografi e rrallë e aktorëve kosovarë me Faruk Begollin

Aktori shqiptar, Shkumbin Istrefi ka publikuar një fotografi të rrallë në rrjetet sociale.

ShowBiz

21/03/2019 14:24

Ndonëse është tejet aktiv në Facebook, ai së fundmi ka sjell një fotografi nga arkiva e tij, shkruan lajmi.net.

Imazh ky kur ai shfaqet përkrah kolegëve Armond Morina e Ilir Prapashtica, teksa me ta ishte edhe profesori i ndjerë Faruk Begolli.

“Armond Morina, Ilir Prapashtica dhe unë me Profesorin dhe Aktorin Faruk Begolli, në kohëra të mira”, ka shkruar ai.

Duhet theksuar se Faruku vdiq në 2007 por që kujtohet edhe sot nga miqtë e tij për shkak të veprimtarisë së bujshme që la pas. /Lajmi.net/