FOTO/VIDEO: Protestuesit i afrohen Shtëpisë së Bardhë, Trump fshihet në bunker

Shtëpia e Bardha ka fikur dritat pas afrimit të protestuesve derisa presidenti Donald Trump ka qëndruar pak kohë në bunker.

Bota

01/06/2020 09:11

Presidenti amerikan Donald Trump u zhvendos për pak kohë në bunkerin e Shtëpisë së Bardhë të premten në mbrëmje ndërsa protestat po zhvilloheshin pranë Shtëpisë së Bardhë, konfirmoi CBS News, transmeton lajmi.net.

Një zyrtar i lartë i administratës tha që aksioni u mor në shenjë kujdesi.

Trump nuk pati asnjë ngjarje publike në orarin e tij të dielën, por ishte aktiv në mediat sociale gjatë gjithë ditës dhe natës.

Trump gjithashtu deklaroi se Antifa do të përcaktohej “si një Organizatë Terroriste”, dhe nuk është me të vërtetë një organizatë, aq sa është një lëvizje pa lider të grupeve të ndryshme të majta dhe anarkike që synojnë të prishin nacionalizmin e bardhë. /Lajmi.net/