FOTO të reja të Lavdrim Muhaxherit, ai tani ndodhet në Irak

Janë publikuar fotografi të reja të kosovarit më të kërkuar në botë, pjesëtarit të grupit famëkeq ISIS.

Lajme

29/12/2015 11:21

Fotografitë e reja janë publikuar në Twiter në llogarinë Iraqi Suryani, ku thuhet se Muhaxheri tani ndodhet në Irak.

“#Iraq – Lavdrim Muhaxheri i njohur si ” Ebu Abdullah el-Kosova ‘ ‘ është shfaqur në qytetin Rutba provinca #Anbar perëndimorë”.

Lavdrim Muhaxheri

Ditë më parë në mediat italiane u publikua një shkrim ku pretendohej se Muhaxheri është arrestuar në qytetin e tij të lindjes në Kaçanik, nga ana e agjentëve rusë të cilët veprojnë në Serbi dhe Bosnje. Ky arrstim thuhej se ishte kryer kinse për faktin se Muhaxheri ishte përgjegjës për rrëzimin e aeroplanit rus në Egjipt ku humbën jetën mbi 220 njerëz.

aaa

Mirëpo, pavarësisht pretendimit të disahershëm për vrasjen e Muhaxherit, ai ka vazhduar të shfaqet nga Lindja e Mesme, përmes fotografive dhe videove, duke demantuar kështu këto lajme./lajmi.net

Lavdrim Muhaxheri