Foshnja fle në makinë prej 8 ditësh, Basha: Të strehohet menjëherë familja
Një foshnje 8 muajshe në Manzë fle në makinë prej 8 ditësh për shkak se banesa u dëmtua nga tërmeti.
Lajme
Basha vizitoi familjen në Kamberas dhe kërkoi që të strehoheshin menjëherë.
Gjithashtu kërkoi ti jepej zgjidhje edhe banorëve të tjerë në Manzë që jetojnë në çadra.
“Në oborrin e banesës së dëmtuar pothuajse plotësisht, prindërit mbanin prej 8 ditësh në makinë fëmijën 8 muajsh pasi nuk kishin asnjë zgjidhje tjetër. Ndihma e vetme që kjo familje kishte marrë ishte nga vullnetarët,”-njofton PD.
Sipas PD, tek kampi i çadrave kanë shkuar përfaqësues të njësisë bashkiake dhe u kanë thënë të transferohen në një fushë kalçeto, gjë që është refuzuar nga banorët.
Ndërsa Basha propozoi që banorëve tu silleshin kontenierë nga Fieri për tu strehuar.