Fortuna e Berishës përmbysë Schalken për një fitore shumë të rëndësishme në Bundesligë

Fortuna Düsseldorf ka marrë tre pikë të arta duke e fituar me përmbysje 2:1 sfidën përballë Schalke 04.

Sport

27/05/2020 22:24

Valon Berisha e nisi nga minuta e parë këtë ndeshje, ndërsa pjesa e parë e saj nuk solli asnjë gol.

Weston McKennie në minutën e 53’ kaloi në epërsi mysafirët e Schalkes, shkruan lajmi.net.

Në minutën e 63’, Rouwen Hennings barazoi në 1:1 rezultatin.

Për përmbysjen e rezultatit u përkujdes Kenan Karaman, kur në minutën e 68’ shënoi për 2:1.

Ylli i Kosovës, Valon Berisha në këtë ndeshje u paraqit për 81’ minuta.

Me këtë fitore, Fortuna numëron 27 pikë, dhe renditet në vendin e 16 në tabelë./Lajmi.net/