Formula 1 vazhdon sot në Monza – Hamilton niset nga pozita e parë

Sot do të jetë radha për Grand Prixin e Italisë.

Sport

06/09/2020 10:15

Në pistën e Monza, në Itali, sot zhvillohet gara e radhës në kuadër të Formula 1, shkruan lajmi.net.

Pas kualifikueseve të zhvilluara dje, dihet se nga pozita e parë (pole-position) do të niset kampioni në fuqi, Lewis Hamilton.

Valtteri Bottas, po ashtu nga Mercedes, niset nga pozita e dytë, kurse Carlos Sainz niset i treti.

Duhet shkuar deri në pozitën e 13-të për të gjetur anëtarë të Ferrari. Aty qëndron Charles Leclerc, kurse Vettel niset nga pozita 17-të.

Gara e Monza do të fillojë në ora 15:10 sipas kohës sonë lokale.

Kujtojmë se në tri garat e fundit në Itali, dy herë ka triumfuar Hamilton. /Lajmi.net/