Të Infektuar: 10419

Të Shëruar: 6058

Të Vdekur: 341

Formula 1: Sot zhvillohet gara e dytë në Austri, Hamilton në ‘pole-position’

8:30 | 12 Korrik 2020

Formula 1 do të kthehet sot me garën e dytë të sezonit 2020.

Në Austri, në pistën e Spielberg, do të zhvillohet gara e dytë radhazi në kuadër të Formula 1, shkruan lajmi.net.

Në këtë garë, i pari (pole-position) do të niset kampioni në fuqi, Lewis Hamilton, me Mercedesin e tij numër 44.

Pas Hamilton, në klasifikim qëndron Max Verstappen, kurse në pozitën e katërt starton Valtteri Bottas.

Gara e dytë në Austri pritet të jetë jashtëzakonisht interesante. Sipas kohës sonë, gara fillon në ora 15:10. /Lajmi.net/