Formula 1 publikon kalendarin për tetë garat e para

Sezoni i Formulës 1 i vitit 2020 është gati të fillojë më 5 korrik me Çmimin e Madh të Austrisë, i pari nga tetë garat evropiane me dyer të mbyllura në 10 javë.

Sport

02/06/2020 11:32

Pas muajve të anulimeve dhe shtyrjeve, sporti i adrenalizuar ka zbuluar një kalendar të parakohshëm për t’u rikthyer në gara.

Orari i ri përmban tetë gara në gjashtë qarqe, me dy fillimisht në Austri (5, 12 korrik) dhe Silverstone (2, 9 gusht), përcjell lajmi.net.

Ngjarjet e tjera në kalendar janë ato në Hungari (19 korrik), Spanjë (16 gusht), Belgjikë (30 gusht) dhe Itali (6 shtator).

Tetë garat janë minimumi i nevojshëm për një kampionat botëror, megjithëse F1 thotë se ‘garat e mëtejshme do të shpallen në javët e ardhshme’. /Lajmi.net/