Të Infektuar: 1052

Të Shëruar: 820

Të Vdekur: 30

Formula 1 paralajmëron Britaninë: Garën mund ta zhvendosim në Gjermani

9:43 | 20 Maj 2020

Formula 1 dëshiron me çdo kusht ta shpëtojë Çmimin e Madh të Britanisë, duke i thënë Boris Johnson se nëse anulohet, gara do të zhvendoset në Gjermani.

Bosët e F1 vazhduan të flisnin me nivelet më të larta të Qeverisë të martën me shpresën për të ndërmjetësuar një marrëveshje që shoferët dhe stafi të mos karantinohen për 14 ditë me të mbërritur në Mbretërin e Bashkuar.

Kryeministri po informohet për zhvillimet dhe do të publikojë vendimin përfundimtar, transmeton lajmi.net.

Nëse nuk arrihet marrëveshja, të dy garat e planifikuara për Silverstone në korrik dhe gusht – GP Britanik dhe një raund i dytë për të fituar kohën e humbur për shkak të koronavirusit – do të transferohen në Hockenheim në Rhine Valley të Gjermanisë.

Një zëdhënës i F1 tha: ”Karantina do ta bënte të pamundur të ketë një garë në Britani këtë vit. Ne do të udhëtonim në Mbretërinë e Bashkuar me një aeroplan të vetëm. F1 dhe i gjithë personeli do të testohej, duke e bërë karantinën krejtësisht të panevojshme”. /Lajmi.net/