Formula 1, Leclerc i jep fitoren Ferrarit në shtëpi

Charles Leclerc i mbijetoi presionit nga Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas për të fituar Çmimin e Madh të Italisë.

Sport

08/09/2019 17:07

Leclerc shkëlqeu për të mbajtur prapa tij kampionin botëror dhe për të arrritur fitoren e dytë brenda dy jave, për t’i siguruar skuaderisë së tij fitoren e parë në shtëpi pas nëntë viteve.

Me 11 xhiro të mbetura, Hamilton më pas bëri një gabim në cepin e parë në ndjekjen ndaj Leclerc, duke dalë nga rruga dhe duke i lejuar Bottas të marrë vendin e dytë, përcjell lajmi.net.

Gabimi i pilotit britanik e lejon shokun e skuadrës së tij Bottas të reduktojë diferencën në 62 pikë.

Sebastian Vettel dhuroi edhe një tjetër garë zhgënjyese, duke u bërë me dije se tani Ferrari ka në duar një talent të jashtëzakonshëm. /Lajmi.net/