Formula 1: Bottas me ‘Mercedes’ triumfon në Grand Prix Australia

Finlandezi Valtteri Bottas ka triumfuar në garën e mbajtur në Melbourne.

Sport

17/03/2019 09:00

Bottas e nisi sezonin e tij me triumfin në Australian Formula 1 Grand Prix, në garën e së dielës, transmeton lajmi.net.

Edhe pse e nisi garën nga pozita e dytë pas Hamilton, Bottas arriti që të tejkalonte shokun e skuadrës tek Mercedes.

Hamilton dhe Max Verstappen zhvilluan një garë të ashpër për pozitën e dytë, e cila në fund i takoi anëtarit të Mercedes.

Valtteri Bottas regjistroi fitoren e tij të parë në një garë, që nga viti 2017 në Abu Dhabi. /Lajmi.net/