Formohet partia e re e diasporës kosovare (Foto+Video)
Partia Demokratike Unioniste e sheh ndryshe vendndodhjen e kosovarëve, sipas kësaj partie, ajo është një “fushë e infektuar”.

Lajme
“Për të ardhmen dhe për juve, o Allah ndihmona. Në emër të Atit e të birit e të shpirtave të shenjtë, o Zot ndihmona. Amin!”.
Kështu nis prezantimi i parë i partisë më të re në Kosovë, Partisë Demokratike Unioniste, e krijuar nga shqiptarë të diasporës në krye të së cilës është Adem Adam Ulluri.
Vet emri i tij është bashkim fesh. “Të gjithë jemi vëllezër”, thotë ai, derisa kritikon dhe sheh problematike gjëra për të cilat politikanët tjerë rrallëherë kujtohen të flasin.
“Prej tani është lufta më e madhe, qe 15 vjetë klanet politike të ndryshme politike familjare nga ndanë nga vëllau, sepse të gjithë jemi vëllezër”, thotë Adem Adam Ulluri i cili thotë se bashkë me shumë bashkëatdhetarë nga diaspora ku ky jeton e vepron, kanë formuar një alternativë e cila bazohet në fakte.
“Ku është siguria, në ramje, arsimi në ramje, shëndetësia në ramje, kultura në ramje, ekonomia në ramje, ardhmëri ju jeni ardhmëri. Këto segmente janë të domosdoshme në fushën e juaj, fusha ku ju jetoni është e infektuar”.
“Nën një, faktor negativ standardi i shpejtë, minus 250 euro. Nën dy, serialet, televizori, mediat e gabueshme. Nën tre, digitalizmi, interneti… Të gjitha këto kanë shkaktuar që ne të jetojmë në një fushë të infektuar”, ka theksuar ai, ku në fund nuk ka ngurruar të bëjë edhe një performancë me fotografi para të pranishmëve tama sikur në filma Hindi.
