Formohet Asociacioni i Komunave Shqiptare në Serbi

12:59 | 12 Shtator 2015

Votimi për Asociacionin e komunave me shumicë shqiptare në Luginë

Deputetët e Kuvendeve të tri komunave shqiptare në Serbinë Jugore (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) ashtu siç ishte paralajmëruar sot, me shumice votash, kanë miratuar themelimin e Asociacionit te Komunave Shqiptare ne Serbi.

Votimet u zhvilluan në një atmosferë tejet të tensionuar dhe presion nga Qeveria në Beograd po aq edhe nga forcat e mëdha policore dhe ushtarake që shtriheshin anë e kënd qytetit të Preshevës dhe në Malet e Karadakut, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Pamje nga votimi për formimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Serbi

Pas miratimit të këtij asociacioni nga kuvendarët shqiptarë, kryetari i KKSH-së, Jonuz Musliu i ka deklaruar për “Presheva jonë” se “ky proces është një akt historik që edhe shqiptarët e Luginës të kenë AKSH-në e tyre, është jo vetëm përgjigje e reciprocitet me statusin e serbëve në Kosovë, por edhe imperativ i kohës për një perspektivë më të mirë të shqiptareve të Luginës së Preshevës drejt integrimeve evropiane”, është shprehur ai.