Formati i ri në Ligën e Kombeve: Grupi më i lehtë dhe më i vështirë për Kosovën

Vetëm dy muaj pasi të mësojmë se kush do të trashëgoi Portugalinë në fronin e Evropës, edicioni i dytë i Ligës së Kombeve do të fillojë.

Sport

26/02/2020 15:12

Ndeshjet e sezonit të dytë do të luhen në muajt shtator, tetor dhe nëntor. Shorti do të tërhiqet më 3 mars, në Amsterdam, me fillim nga ora 18:00.

Në sezonin e parë, Kosova ishte pjesë e Ligës D, dhe në grup kishte Azerbajxhanin, Maltën dhe San Marinon.

Me 14 pikë të fituara në gjashtë ndeshje, Kosova ka siguruar promovimin në Ligën C për sezonin e ri.

Ekipet e Ligës C:

Kosova në Ligën C, është pjesë e grupit 2, dhe shorti mund ta vë edhe kundër Shqipërisë.

Grupi më i vështirë për Kosovën: Greqi, Kosovë, Slloveni, Armeni

Grupi më i lehtë për Kosovën: Gjeorgji, Kosovë, Luksemburgu, Moldavia.

Kujtojmë se sezoni i dytë i Ligës së Kombeve do të vijë me disa ndryshime, dhe në Ligën D, do të jenë vetëm shtatë skuadra, ndërsa grupet në Ligën A, do t’i kenë nga katër skuadra./Lajmi.net/