Formacioni plot mungesa i Real Madridit kundër Barcelonës

Real Madrid ka probleme me lëndime para duelit të madh me Barcelonën.

Sport

06/12/2019 09:03

Zinedine Zidane ka probleme me mungesa të futbollistëve para El Clasicos me Barcelonën.

Dy rivalët e mëdhenj nga La Liga do të ndeshen më 18 dhjetor në Camp Nou. Por, Real Madrid nuk është i kompletuar për ballafaqimin e madh.

“AS” ka publikuar një formacion të mundshëm që mund të përdoret nga Zidane, e ku gjenden një numër i madh mungesash përfshirë Marcelo, Eden Hazard, Gareth Bale dhe Casemiro, transmeton lajmi.net.

Por, mbetet të shihet se si do të paraqitet Real Madrid nëse zgjedhet kjo përbërje për duelin me Barcelonën. /Lajmi.net/