Formacioni me yjet që kurrë nuk e kanë fituar Ligën e Kampionëve

Të premten është tërhequr shorti i fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve, dhe shumë tifozë janë ngazëllyer me të, duke besuar se skuadrat e tyre mund të triumfojnë në fund.

Sport

16/03/2019 12:47

Liga e Kampionëve, është gara më e madhe evropiane për klube, dhe triumfi në atë garë, është ëndrra e secilit futbollist.

Gjatë historisë së futbollit në Evropë, ka shumë futbollist që i kanë dhënë shumë këtij sporti, por asnjëherë nuk kanë arritur të fitojnë Ligën e Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Mjafton të përmendin Ronaldon brazilian i cili kurrë nuk ka fituar një titull të Ligës së Kampionëve. Fatin e njëjtë ka pasur edhe Zlatan Ibrahimovic dhe Gianluigi Buffon.

Nëse gjithë këta lojtarë i bëjmë bashkë, formohet një super-formacion, të cilët po të ishin bashkë, ndoshta edhe do ta fitonin Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/