Formacioni më i shtrenjtë në botë

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë sulmues në formacionin më të shtrenjtë në botë, të publikuar nga CIES Football Obsertatory, në bashkëpunim me OptaPro.

Sport

04/06/2014 19:15

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo udhëheqin formacionin më të vlefshëm në botë, sipas një raporti të publikuar nga CIES Football Observatory.

Grupi hulumtues i lidhur me Universitetin e Neuchatel në Zvicër, ka bashkëpunuar me OptaPro për të bërë vlerësimin e futbollistëve nga pesë ligat kryesore evropiane, duke nxjerr në përfundim vlerën e tyre.

Në formacionin më të shtrenjtë, në rreshtimin 4-4-2, futbollisti më i vlefshëm është ylli i Barcelonës, Messi në 216 milionë euro, kurse ai përcillet nga rivali i tij nga Real Madrid, Gareth Bale në 163 milionë euro, dhe bashkëlojtari Cristiano Ronaldo në 114 milionë euro.

Të tjerët? Shikoni në fotografi.